Categories Lajme

Naim Murseli pranon para policisë se urdhëroi vrasjen e gruas së tij, arrestohet edhe personi i tretë

Policia e Kosovës arrestoi ditën e sotme Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Murselit. Naim Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës sot iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me burrin e saj Naim Murselin si dhe fëmijët.

Detajet e para të natës tragjike morën kthesë sot kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin dhe Granit Plavën si të dyshuar për vrasjen e viktimës, raportojnë mediat kosovare.

Këto zhvillime vijnë nga zhvillimet e fundit në stacionin policor ku ndodhen dy të dyshuarit ndërsa po merren në pyetje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot gjatë ditës tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Për t’u rikthyer vetëm disa orë para arrestimet, Naim Murseli, i cili dyshohet se pagoi Granit Plavën me 30.000 euro për ta kryer vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, u pa teksa merrte pjesë në varrimin e të ndjerës, ku priti e përcolli të afërmit për ngushëllime.

Pas arrestimit të Naimit, babai i tij Shaban Murseli njoftoi se për shkaqe familjare janë anuluar pritjet për Liridonën.

Mësohet se Granit Plava, i cili dyshohet se u pagua nga Naim Murseli për kryerjen e vrasjes së rëndë është bashkëfshatar i këtij të fundit. Bazuar në dëshminë e të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit, i njëjti është paguar nga bashkëshorti i saj me një shumë prej 30 mijë euro.

Këto janë vetëm detajet e para që janë zbuluar pas arrestimit të dy të dyshuarve dhe pritet të konfirmohen nga organet e rendit pasi të sigurohen provat e nevojshme.

Po ashtu, deri më tani nuk dihen shkaqet e kryerjes së këtij krimi që tronditi opinionin publik.

Naimi dhe Liridona kishin 12 vite të martuar, teksa në rrjete sociale viktima publikonte shpesh foto me Naimin, teksa në profilin e saj në Instagram shkruante se “Familja është gjithçka”.

Ndërkohë një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, që ndodhi orët e vona të së mërkurës. Sipas medieve në Kosovë personi i tretë i arrestuar është Kushtrim Kokalla pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka njoftuar për arrestimin e dy të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli, bashkëshortin e viktimës – Naim Murseli dhe dorasin e saj G.P (Granit Plava).

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.

“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas Prokurorisë, aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, thuhet në njoftim.

Autori, që dyshohet se ka kryer vrasjen, e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar 30 mijë euro nga Naim Murseli për të kryer krimin. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar.

Liridona Murseli, rreth 30-vjeçare, u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur që të ikin nga vetura. Ajo është varrosur sot në Cërmjan të Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë/ “Nuk ndihem mirë”, shqiptari ndërron jetë në farmaci

“Nuk ndihem mirë”. Fill pasi tha shqetësimin e tij, kolegu e çoi drejt farmacisë më…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga pritja te konferenca Rama-Zelensky, detaje nga Samiti për Ukrainën, që mbahet të mërkurën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor, “blindohet” Tirana, bllokohen disa akse rrugore (Njoftimi)

Në datat 28 dhe 29 shkurt, në Tiranë, do të zhvillohet Samiti për Ukrainën dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vritet shqiptari në Malin e Zi, pjesë e grupit kriminal, arrestohet autori i dyshuar

Një shtetas shqiptar, ish-pjesëtar i klanit Skaljar, Edmond Mustafa është vrarë mëngjesin e sotëm (27…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Omnitele konfirmon: One Albania ka rrjetin më cilësor në vend

Rrjeti i One Albania merr pikët maksimale për thirrjet zanore, data dhe përdorimin e aplikacioneve.…

LEXO ME SHUME