Categories Lajme

Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin! Kemi Covid-19 nëpër këmbë, nuk është koha për t’ju futur politikës

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar afrimin e Shefes së Infektivit Najada Çomo në Partinë Socialiste, pas ftesës së kryeministrit Edi Rama. I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Pipero e cilësoi si lajm të mirë për politikën shqiptare dhe lajm të keq për Infektivin.

“Unë besoj se ky është një lajm i mirë për parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infetkivin se Najada është një nga shtylla kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë diçka. Fakti që u thirr nuk na  bën xheloz por ndihemi të përfaqësuar”, tha Pipero.

I pyetur se nëse do t’i bëhej e njëjta ftesë a do ta pranonte, Pipero tha se për të nuk është koha e përshtatshme që t’i futet politikës.

“Është pyetje e vështirë. Nuk e jap dot përgjigjen e saktë tani. Kam diskutuar në familje, kam biseduar edhe me vajzën, të paktën për mua nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur politikës sepse kemi Covidin përballë. Na duhen më shumë punë për ta mundur pandeminë. Duhet ta kesh ofertën që ta marrësh vendimin. Ju thoni kurrë mos thuaj kurrë. Është pyetje hipotetike. Po të ishte oferta do mendohesha mirë”. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe, tha mjeku. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME