Categories Sport

Napoli ndryshon mendje për Hysajn, kapiteni kuqezi largohet nga merkato

Duhet të ishte një nga të parët që do të largohej në merkaton e janarit, por statusi i Elseid Hysaj te Napoli ka ndryshuar krejtësisht. Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të lëvizë nga skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso, të paktën deri në fund të sezonit, shkuan “balkanweb”. “Sky Sport” tregon se vetë trajneri dhe drejtori sportiv i klubit napolitan Guintoli kanë hequr mbrojtësin kuqezi nga merkato.

Shkak është bërë emergjenca në repartin difensiv. Për momentin duket e pamendueshme që Napoli të humbasë një tjetër mbrojtës. Gjithsesi, surprizat nuk mund të përjashtohen, aq më tepër që Roma prej kohësh kërkon të marrë shërbimet e Hysaj.

Madje, vetëm pak javë më parë mediet italiane folën se marrëveshja ishte shumë pranë. Po ashtu, vetë futbollisti kërkon të ndryshojë ambient, pasi te Napoli ka humbur ndjeshëm në hierarkinë e skuadrës, ku nga një titullar fiks është kthyer në një lojtar rezervë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME