Categories Lajme

Ndahet nga jeta gazetari i njohur i Tropojës, reagon Unioni i Gazetarëve: Do të kujtohesh gjithmonë me nderime

Unioni i Gazetarëve ka reaguar për ndarjen nga jeta të reporterit dhe operatorit të njohur të Tropojës, Ilir Buçpapaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Unioni i Gazetarëve u shpreh ngushëllime familjarëve të së ndjerit dhe ndonëse prej vitesh jetonte jashtë Shqipërisë, gjithmonë do të kujtohet me nderim për kontrubutin dhe punën e palodhur që ka bërë ndër vite për të informuar shqiptarët.

Postimi  i plotë: Lamtumirë kolegu ynë Ilir Buçpapaj! Tiranë më 23.01.2022 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan dhimbjen e përbashkët për humbjen sot, të  kolegut të mirë, reporterit dhe operatorit të njohur të Tropojës,  Ilir Buçpapa. Prej disa vitesh kolegu ynë banonte në Amerikë, duke qenë fizikisht larg Atdheut, por Tropoja, miqtë e tij të shumtë, kolegët e vjetër dhe të rinj, do ta kujtojnë me nderim për kontributin dhe punën e palodhur, për mirësinë njerëzore, dashurinë dhe paepjen për të raportuar ndër vite për rajonet e veriut të vendit dhe për hapësirën shqiptare. Iliri ndau një përvojë raportuese të gjatë në vite, për disa media, mes të cilave edhe për median audiovizive publike të Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i shpreh familjes Buçpapaj ngushëllime për humbjen e pazëvendësueshme! I paharruar do të mbetesh kolegu dhe miku ynë Ilir! U prehsh në paqe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME