Categories Lajme

U eliminua nga “BBV”, pendohet Xheisara: S’duhet të kisha treguar historinë e familjes sime

Xheisara, banorja që la shtëpinë e Big Brother gjatë spektaklit të së martës tregoi se donte të bënte një tjetër lojë por zgjodhi të qëndronte e qetë. Në emisionin “Fan Club”, Xheisara u shpreh se u pendua që zbuloi historinë e familjes po ishte në një moment kur kishte nevojë që të dinte se çfarë bëhej me të afërmit e saj që ndodheshin jashtë.

Xheisara: Unë qaja dhe kot aty brenda por në disa momente më dukej sikur asnjë nga njerëzit që doja nuk ishte më dhe nuk kisha mundësi t’i thoja se sa shumë i kam dashur dhe sa shumë i dua. Historinë e familjes nuk do të doja ta kisha thënë.  Nëse unë e thashë, ishte një moment kur kisha shumë nevojë të dija se çfarë po bëhej jashtë me të shtëpisë time dhe mendoj se nëse do të kisha vazhduar, atëherë do kisha dalë në Xheisarën që të tjerët kanë njohur jashtë.

Në momentin e parë që kam hyrë, kam qenë me këmbë të para dhe super energjia ime që do bëja çfarë të doja dhe do të tregoja atë pjesën që jam grifshë. Nuk e bëra unë atë gjënë. Kam menduar të njëjtën Xheisarë që jam jashtë, jam e qeshur, duroj shumë ama nëse e kalon cakun, shpërfytyrohem dhe nxjerr thonjtë.

Nëse do kisha bërë grifshën gjatë gjithë kohës, njerëzit mbase nuk do ma kishin kuptuar dhe vendosa që mes grifshës dhe Xheisarës së edukuar të bëja këtë gjë sepse unë ndihesha më rehat. Kur hyra brenda kisha shumë energji dhe më thanë “do shikosh në vazhdim se çfarë do të ndodhë.” Sado energjik të jesh, duhet kohë përshtatje”, tha Xheisara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME