Categories Lajme

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e parë të Partisë Demokratike

Një lajm i hidhur vjen së fundmi për Partinë Demokratike. Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa. Ai përgatiti për vite me rradhë breza të tërë gjimnazistësh në shkollën industrial, por gjithashtu njihet dhe si një nga nismëtarët e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Durrës.

Krahas angazhimit të tij pranë këtij formacioni politik, Sefa mbajti edhe poste drejtuese gjatë viteve të para të demokracisë. Lajmin e trishtë e dha kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku shprehu pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-inxhinierit të njohur.

“Jam i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të inxhinier Bashkim Sefa, një nga nismëtaret e themelimit të degës së PD Durrës dhe një nga drejtuesit e përkushtuar vendor në vitet e para të demokracisë. Inxhinier Bashkimi ishte një nga mesuesit e përkushtuar dhe talentuar duke edukuar breza të tërë në shkollën industriale Durrës. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten, Rina dhe fëmijët. U prehtë në paqe!”,- shkruan Xhaferraj me pikëllim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME