Categories Lajme

Ndahet nga jeta profesori i njohur, Petraq Petro

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, anëtari i Akademisë së Shkencave dhe profesori i njohur i matematikës, Petraq Petro. Lajmi e ka dhënë vetë Akademia e Shkencave në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet familjarëve dhe të afërmëve.

Petro do të kujtohet për kontributet e tij shkencore të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës së specialitetit dhe të algjebrës, në institucionet më të rëndësishme të punës dhe kërkimit shkencor, që nga katedra deri tek këshillat dhe komitetet shkencore kombëtare dhe këshillat botues të revistave të profilizuara brenda dhe jashtë vendit.

Njoftimi i Akademisë së Shkencave: Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme anëtari i Akademisë së Shkencave, studiuesi i shkencave matematike akad. Petraq Petro

Petraq Petro, anëtar i Akademisë së Shkencave që nga viti 2008, profesor i njohur, matematikan, u nda nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme.

Kryesia e Akademisë së Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta anëtarëve të saj, familjes së tij shkencore; bashkësisë së studiuesve të shkencave matematike; trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës ku ai ushtroi veprimtarinë e tij mbi gjysmëshekullore akademike dhe universitare; brezve të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij; familjes dhe të afërmve që i la në pikëllim.

Akad. Petraq Petro do të mbahet mend për kontributet e tij shkencore të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit në fushën e matematikës së specialitetit dhe të algjebrës, si autor tekstesh shkollore dhe universitare (jo pak por rreth 25 tituj të botuar dhe ribotuar duke nisur që nga viti 1970); si studiues kreativ i fushës që iu kushtua (mbi 25 artikuj shkencorë të botuar pjesa më e madhe jashtë vendit në revista të profilizuara me faktor impakti dhe me pranim me konkurrencë); si titullar lëndësh dhe drejtues i programeve dhe tezave doktorale; si përfaqësues i njohësve të matematikës dhe algjebrës në institucionet më të rëndësishme të punës dhe kërkimit shkencor, që nga katedra deri tek këshillat dhe komitetet shkencore kombëtare dhe këshillat botues të revistave të profilizuara brenda dhe jashtë vendit.

Në vitet e fundme ai kryesoi me një energji komisionin e përhershëm të matematikës që funksionon pranë Akademisë së Shkencave. U prehsh në paqe miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë, i paharruari Petraq Petro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME