Categories Lajme

Ndalimi i 50 sirianëve në Vlorë, shpallet në kërkim një prej atyre që i strehuan

Një tjetër person është shpallur në kërkim këtë të martë, i cili dyshohet se ka strehuar 50 sirianët e ndaluar disa ditë më parë në Vlorë.

Burime  bëjnë me dije se kanë qenë dëshmitë e klandestinëve të cilët kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të këtij shtetasi i cili nuk ka qenë në banesë në momentin kur janë kapur sirianët. Shpallet në kërkim një tjetër person i cili dyshohet se ka strehuar klandestinet Siriane . Kane qene vete deshmite e klandestineve ç’ka kane orientuar hetimet.

Në bazë të dëshmive të mbledhura kladestinet kanë folur për një shtëpi dykateëshe dhe sipas tyre kanë ndenjur më shumë se 10 ditë në  katin e dytë të saj. Ndër të tjera policia e Vlorës bën me dije se dyshohet se personi i shpallur në kërkim identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka strehuar sirianët në një banesë dy katëshe në një nga fshatrat e Vlorës, në njësinë administrative Novoselë.

Ndër të tjera policia bën me dije se pas kontrollit të banesës nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë. 50 emigrantët janë shpëtuar mbrëmjen e 8 janarit të cilët ndodheshin në një gomone dhe prisnin që të  niseshin drejt Italisë.  Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME