Categories Lajme

Ndalohen babë e bir në Gjirokastër

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Gjirokastër gjatë operacionit të koduar si “Green seed”. Mësohet se shtetasit F.Sh, 57 vjeç dhe S.SH 26 vjeç, mbanin brenda në mjet lëndë narkotike e dyshuar k anabis, ndërsa në banesë i janë gjetur 2075 fara të dyshuara si cannabis sativa. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 1 a rmë gjahu, fishekë, automjet dhe 4 aparate celulare.

Gjirokastër, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “GREEN SEED”. Sekuestrohen 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar n arkotike c annabis sattiva, 1 a rmë g jahu, fishekë, 1 automjet dhe 4 aparate celulare. Vihen në p ranga babë e bir, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “GREEN SEED”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. Sh., 57 vjeç dhe S. Sh., 26 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasagjer në mjet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Suzuki”, më të cilin dy të rinjtë po lëviznin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, u gjet një sasi l ënde n arkotike. Në vijim të kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve të arrestuar janë gjetur: një armë gjahu pa lejen përkatëse, fara të dyshuara si e bimës narkotike c annabis sativa, një sasi lë nde e dyshuar n arkotike c annabis sativa dhe një sasi f ishekësh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 2075 fara të dyshuara si e bimës narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME