Categories Lajme

Ndalohen dy turistë aziatikë në doganën shqiptare, dyshime për koronavirus

Dy aziatikë janë ndaluar ditën e sotme në doganën e Muriqanit, në pjesën veriore të Shqipërisë. Ndalimi i tyre u bë pas dyshimeve se mund të ishin të infektuar me koronavirus.

Por pas kontrollit të bërë nga mjekët rezultoi se dy turistët aziatikë nuk ishin të infektuar. Në këtë pikë doganore janë bërë tashmë gati edhe dhomat mjekësore me personel dhe mjetet e nevojshme.

Ndërsa personeli mjekësor në koordinim edhe policët e kufirit po kryejnë kontrolle të imtësishme të personave që hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi.

Edhe në Portin e Vlorës është ngritur një dhomë e posaçme për të verifikuar ndonjë rast të dyshuar me koronavirus.

Në të shërbejnë tre mjekë. Ndërsa mjeku infeksionit Neki Halilaj tregon se si koordinohen me strukturat portuale.

“Kemi biseduar me kapitenin e  tragetit dhe ai përpara se të mbërrijë trageti në port, na njofton në bazë të listës së pasagjerëve që ka, se nga cilat vende vijnë ata, më tej izolohen dhe bëhen procedurat mjekësore dhe merren në pyetje”. Gjithsesi edhe në Portin e Vlorës deri tani nuk ka hyrë asnjë shtetas me shenja të koronavirusit-raporton abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME