Categories Lajme

“Ura mesjetare e Gurit” në Grabovë, kthim në identitet pas restaurimit

“Ura mesjetare e Gurit” në Grabovë të Gramshit, e ndërtuar në shekullin XVII do ti nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar ditët e fundit projektin e restaurimit për këtë urë.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe estetikë të urës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

“Ura Mesjetare e Gurit” ndodhet në fshatin Grabovë e sipërme në rrethin e Gramshit. Ura ndodhet rreth 115 metra larg në juglindje të kishës së Grabovës. Monumenti është ndërtuar rreth shekullit XVII dhe cilësohet si një monument i tipit “me një qemer”. Në ndërtimin e kësaj ure është përdorur guri gëlqeror i zonës.

Grabova është një nga vendbanimet më të hershme në Shqipëri, i krijuar në shekullin e X. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje  dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonën brenda një dite në shekujt XVII-XVIII. /k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME