Categories Lajme

Ndalohen xhupat e shtrenjtë dhe firmato në klasë

Shkollat në vendet anglosaksone janë të njohur për rreptësinë që tregojnë me nxënësit e tyre.

Së fundmi, një shkollë në Merseyside ndaloi nxënësit që të veshin pallto të shtrenjta firmato në përpjekje për të ndaluar atë që njihet si turpërimi i të varfërve mes nxënësve. Në një letër drejtuar prindërve, shkolla thotë se nuk do lejohen xhupa të shtrenjtë të kompanive Moncler, Pyrenex apo Canada Goose.

Drejtoresha Rebekah Phillips tha se nxënësit dhe prindërit e kanë përkrahur nismën. Megjithatë disa njerëz në rrjetet sociale thonë se diçka e tillë është qesharake. Markat që kanë ndaluar shkolla kushtojnë nga 400 deri në 1 mijë sterlina.

Para pak ditësh një rast tjetër u shënua në një shkollë të quajtur ‘Hall Park Academy’. Një nxënëse tha se përfundoi në izolim duke qarë, pasi mësuesit i thanë që të hiqte atletet që kishte veshur pasi nuk janë të përshtatshme për shkollën.

Vajza kishte veshur një palë atlete Nike pasi i kishte të rekomanduara nga mjeku sepse kishte një gisht të infektuar. Megjithatë prindërit thonë se pavarësisht dokumentit, vajzën e detyruan të studiojë në izolim për tre javë.

Sipas tyre, këpucët e përshtashme me uniformën janë politikë e shkollës. Pas ndërhyrjes, më në fund mësuesit kanë pranuar të marrin parasysh kërkesën e doktorit dhe e kanë lejuar vajzën të mbajë atlete deri më 14 nëntor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME