Categories Lajme

Ndarja nga jeta e gjuhëtarit Jorgji Gjinari/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, ku shkruan se Gjinari ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqip. Presidenti Meta thotë se ai do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.

Postimi i plotë: Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë jetën ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, duke ndërmarrë një varg ekspeditash nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, një ndër elementët më përbashkues të shqiptarëve kudo ndodhen. Prof. Dr. Gjinari do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”. Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjinari, bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, në veçanti komunitetit të gjuhëtarëve, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME