Categories Lajme

Ndër “mbretërit” e naftës, vendimi i papritur i Katarit për t’u tërhequr nga OPEC

Shteti i vogël dhe pasur me gaz, Katari, ka marrë vendimin për t’u larguar nga karteli i naftës që prej datës 1 janar pas gati 60 vjet të anëtarësimit të saj në OPEC.

Kompania shtetërore e naftës, “Qatar Petroleum”, në njoftimin e saj thotë se, – “Vendimi i tërheqjes pasqyron dëshirën e Katarit për të përqëndruar përpjekjet e tij në planet për të zhvilluar dhe rritur prodhimin e saj të gazit natyror”.

Katari është eksportuesi kryesor i gazit natyror të lëngëzuar, që zë rreth 30% të kërkesës globale.

Prej një viti e gjysmë, Katari ka qenë nën një embargo ekonomike të vendosur nga disa fqinj të saj duke përfshirë udhëheqësin de facto të OPEC, Arabinë Saudite.

Në përgjigje të kësaj embargoje, Katari e rriti vitin e kaluar prodhimin e saj të gazit, shtyllë e ekonomisë së saj.

Do të jetë vendi i parë i Lindjes së Mesme që do të tërhiqet nga OPEC, e cila merret vetëm me prodhimin e naftës së papërpunuar. Kontributi i Katarit ka qenë margjinal në krahasim me disa prej prodhuesve më të mëdhenj të kartelit si Arabia Saudite dhe Iraku.

“Katari është një prodhues mjaft i vogël … nuk po bënte aq shumë, kështu që nuk është aq e rëndësishme në vetvete”,  – tha Robin Mills, CEO i Qamar Energy, një firmë konsulence me qendër në Dubai. “Por është një zhgënjim për OPEC, sepse ata janë përpjekur të tërheqin anëtarë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME