Categories Sport

Ndërron jetë futbollisti 23-vjeçar, E sulmuan me thikë jashtë restorantit

Futbollisti ndërkombëtar, Osaghi Bascom, ndërroi jetë në moshën vetëm 23-vjeçare, pasi u sulmua me thikë deri në vdekje, në një festë në Bermudes.

Lojtari i kombëtares së Bermudës u godit me thikë për vdekje jashtë një restoranti në ishull gjatë pranisë. Sipas policisë së Bermudës, ai ndërroi jetë nga plagët e shumta, që mori ngs thika.

“Ne duhet të dëgjojmë këdo që ka qenë në festë, por për momentin njerëzit nuk po flasin me ne. Ne e dimë se njerëzit e panë atë që ndodhi dhe do t’i nxisim të bëjnë gjënë e duhur”, tha një zyrtar i policisë lokale, pasi ende nuk është përcaktuar shkaku i sulmit brutal.

Bescom, përveç ekipit të Aston Villas dhe Bristol City, ka luajtur edhe për Levante, Valencia dhe Darlington. Federata e Futbollit të Bermudës mban zi për humbjen e lojtarit 23-vjeçar. Sipas medieve lokale, askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë rast, pavarësisht se shumë persona e kanë parë sulmin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME