Categories Lajme

Ndërron jetë në aksident ylli i muzikës amerikane

Këngëtarja e muzikës Country, Kylie Rae Harries, ka humbur jetën ditën e sotme, pas një përplasjeje me makinë.

Mediat e huaja thanë se këngëtarja  po udhëtonte në Taos, New Mexico, kur ndodhi përplasja e tre makinave.

Këngëtarja 30-vjeçare po udhëtonte drejt qytetit të familjes së saj,  dhe para se të bënte aksidentin kishte postuar në Instagram herë pas here gjatë udhëtimit.

Në një postim të saj ajo kishte shkruar: “ Karburantit është 46 milje larg  dhe unë jam 36 nga stacioni më i afërt i benzinës. I dashur Jezus, të lutem mos më lër të bllokohem në NM”

“Për ata prej jush që nuk e dinë, unë kam kaluar 20 vitet e fundit të jetës time duke ardhur në Taos me babanë dhe motrën time. Gjyshërit e mi kanë jetuar këtu, xhaxhai im jeton ende këtu,” tha Harris.

Në një postim tjetër ajo thotë: “ Kam ngarë makinën gati 12 orë, dhe është kaq rraskapitëse dhe e mërzitshme, por dy orët e fundit duke udhëtuar nëpër male kam kujtuar vendin tim kur udhëtoja me babain tim.”

Nga aksidenti kanë mbijetuar vajza e saj 6-vjeçare, Corbie dhe nëna e saj. Një faqe e GoFundMe ka mbledhur më shumë se 19.900 dollarë për edukimin në kolegj të Corbie në më pak se 10 orë.

Në Mars, Harris publikoi këngën  “Njëzet vjet nga tani”, kushtuar vajzës së saj, ku u frymëzua për të shkruar këngën pas vdekjes së babait të saj nga kanceri në moshën 54 vjeç.

Sipas mediave të huaja në aksident ka ndërruar jetë edhe një 16-vjeçare.

Kylie Rae Harries

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME