Categories Lajme

Parku i Zagorisë, një mrekulli e mbushur me plehra

Parku Kombëtar i Zagorisë që u listua mes zonave të mbrojtura gati 1 vit më parë nuk ka ende një sistem për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe asnjë shërbim pastrimi.

Me një sipërfaqe prej 24.600 ha, të ndarë në dy zona me prioritet të diferencuar kthimi në park kombëtar synonte mbrojtjen e pasurisë së florës dhe faunës së zonës dhe orientimin e krahinës drejt ekoturizmit si një prioritet i së ardhmes.

Në fakt Zagoria po njeh një rritje të interesit turistik për udhëtarët e aventurës dhe ata të turizmit kulturor, por pavarësisht peizazhit piktoresk dhe ofertës së pasur kulturore ndotja plastike ka zaptuar çdo fshat dhe shumë rrugë kryesore.

Të gjithë përrenjtë që çojnë drejt lumit të Zagorisë janë të mbushur me mbetjet. Jean-Pierre Le Bas dhe bashkëshortja e tij Sylviane janë duke e përshkuar Zagorinë si pjesë e një udhëtimi një javor në Shqipëri. Ndotja është i vetmi shqetësim serioz i udhëtimit të tyre.

” Natyra këtu është një mrekulli, gjithandej gjetëm vende të bukura dhe monumente. E vetmja gjë që na e prishi humorin ishte ndotja, gjithandej, plot me plehra. Ky vend i ka të gjithçka që  mungon, vetëm një sistem i menaxhimit të mbetjeve që unë mendoj se është diçka urgjente dhe duhet edhe vullnet politik që të ndodhë.”

Vetë banorët e Zagorisë thonë se ndërgjegjësimi është i ulët dhe problemet janë komplekse. Megjithëse organizimi i një shërbimi për largimin e mbetjeve, duket i vështirë dhe i kushtueshëm format alternative janë të mundura.

I gjithë territori i parkut më të ri natyror në Shqipëri është nën menaxhimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura ndërsa shërbimet duhet të realizohen nga bashkia e Libohovës.

Bashkia e Libohovës me 7800 banorë ka gjithsej në të gjithë territorin e saj të gjerë vetëm 60 kosha për mbetjet 30 prej të cilave në qytet. Gjysma e tyre nuk është e mundur të arrihet nga mjeti që realizon transportin  për shkak të kostove të larta. Sasia vjetore e mbetjeve që derdhen në mjedis shkon në rreth 1000 ton duke e radhitur bashkinë mes ndotësve kryesore në këtë rajon

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME