Categories Lajme

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Familja e saj u mblodh në pronën e saj ne Skoci pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten.

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite.

Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës udhëtuan në Balmoral, afër Aberdeen, pasi mjekët e vendosën atë nën mbikëqyrjen mjekësore.

Nipi i saj, Princi William, është gjithashtu atje, me vëllain e tij, Princin Harry, në rrugë.

Ajo ka mbretëruar me sukses pavarësisht tkurrjes së Perandorisë Britanike dhe ngritjen e globalizimit. Ajo e ka udhëhequr vendin përmes pasigurisë – dhe dramave të vetë familjes mbretërore.

Ajo do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura dhe më të vlerësuar në Mbretërinë e bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME