Categories Lajme

“Ndihem shumë e revoltuar”. Rudina Hajdari siç nuk e keni parë kurrë më parë, shp.ërthen ke.q në Kuvend

Deputetja Rudina Hajdari ka shp.ërthyer sot në Kuvend kundër qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatës pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit i cili la si pasojë 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të tjerë të pastrehë.

“Dua t’i uroj shërim të shpejtë të lënduarëve. ata janë në zemrat tona në cdo moment. shpreh mirënjohje për cdo vullnetar që ofroi ndihmë, mjekët infermierët e cdo qytetar. Tregua një ndjenjë të pashembull solidariteti e kjo nuk është pak. Mirënjohje për ekipet e emergjencës, Kosovës e vendeve fqinje. Ju nuk reshtët deri në momentin e fundit, për të bërë të pamundurën. Falënderoj edhe mediat e gazetarët e cdo kush që u bashkua. Falenderoj cdo donator, shqiptar brenda e jashtë vendit. Nuk ka vlerësim më të lartë që ne treguam, një model frymëzimi për të gjithë. Kjo ndihmë nga aleatët nuk ishte për elitën po për shqiptarët. do ju jemi gjithmonë mirënjohës, puna e solidariteti juaj nuk ka për t’u harruar kurrë. Ai provoi se themelet njerëzore janë të pakufishme. Sot jemi për të diskutuar edhe për masat që duhen marrë tani e tutje.” -tha Hajdari ndërsa vuri theksin në rishikimin e buxhetit të vitit 2020.

“Buxheti duhet të rishikohet. Inspektimi i ndërtesave të zbatohet e mos lejohet shembja pa u bërë hetimi i plotë për cdo ndërtesë. Rindërtimi të nisë sa më shpejt, që të fillojmë shërimin e kësaj plage shoqërore. Duhen marrë masat për plotësimin e legjislacionit. Pasojat nuk përmbyllen në një ditë, ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë cdo kënd që është i prekur. Sot ka ende nevojë për ushqime, strehim, pavarësisht kontributeve, ndihma nuk ka ardhur në shërbim të barabartë për të prekurit. Ka ende kërkesa për strehim.

Kanë qenë kontributet vullnetare që kanë ardhur si ndihmë e parë. Ndihem e revoltuar dhe e shqetësuar, shumë familje nuk kanë ndihma, janë ende pa cadra. Thirrje kujtdo, ndihmat mos të centralizohen në një zonë. Nuk duhet të lëmë asnjë në rrugë, e asnjë fshat pa prekur. Gjëja e parë që qytetarët kërkojnë është procesi i rivlerësimit të banesave. I kërkojmë qeverisë të vë cdo kënd në dispozicion. Shembja është një akti kriminal, përbën provë materiale për hetime penale.

Kjo situatë s’mund të shkojë pa mbajtur përgjegjësi. Qeveria nuk mund të anashkalojë këtë transparencë këtë herë. Meqë jemi në gjendje fatkeqësie, duhet të nisim nga anulimi i kontratave koncensionare. Të bëjmë çdo për t’ju gjendur pranë qytetarëve e të lemë metodat e vjetra të propagandës. Historia do marrë me vete abuzuesit e ata që do vjedhin. Nuk ka më kohë për fjalë por vetëm për vepra.” – u shpreh Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME