Categories Lajme

Ndihmë falas nga Turqia? Ministri zbulon ”paradhënien” që ka paguar Shqipëria

Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum ka qenë i pranishëm sot në Laç, ku së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë përuruar hedhjen e themeleve për rindërtimin e 524 banesave dhe disa objeketeve të tjera të shërbimit në zonën e Kurbinit. Projekti në fjalë ishte njoftuar që në muajin Janar të këtij viti, e më pas në Gusht, por duket se situata e pandemisë, por edhe vetë tërmetet q goditën Turqinë, e kanë bërë të pamundur përfundimin në kohë.

Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Kurum u shpreh se Shqipëria i ka qendruar pranë Turqisë gjatë tentativës për grusht shteti nga gylenistët, e duket se ndërtimi i këtyre banesave është dhe një kthim i borxhit për qeverinë e Edi Ramës. Në kuadër të përndjekjes së gylenistëve, qeveria shqiptare ka mbyllur edhe disa institucione arsimore në vend, si dhe ka ekstraduar disa persona si të dyshuar për grushtin e shtetit.

“Po përshëndes sot të gjithë vëllezërit shqiptarë në të gjitha qytetet ku ndodhen. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama, mikun tim Arben Ahmetaj, dhe të ngushëlloj të gjithë familjarët e atyre që kanë humbur jetën nga tërmeti i vitit të kaluar. Përshëndetje nga vendi i Mehmet Akifit, i cili thotë se kur zemrat janë të bashkuara aty nuk futet dot armiku, Ergodan ushqen një dashuri të veçantë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Shkëlqesia e tij Erdogan do jetë në video konferencë për tiu përshëndetur për miqësinë tuaj.

Shpresoj nga zemra që këto banesa ti forcojnë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Urojmë që këto projekte të jenë të hajrit për banorët e Laçit. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë dosido, ne kemi ndarë çdo dhimbje me ju. Kur jemi shumë thyejmë edhe hasmin, ne e kemi ndjerë Shqipërinë shumë afër gjatë tentativës për grusht shteti nga organizata FETO në vitin 2016. Shpresojmë që themeli i këtyre banesave që po hedhim sot të forcojë edhe më shumë marrëdhënien mes dy vendeve tona”, tha ministri turk. Ajo që u vu re gjatë fjalës së Kurum, ishte dhe cilësia shumë e dobët në përkthimin e vendosur nga Ertv, ku shumë prej fjalive u tjetërsuan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME