Categories Lajme

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit takon Familjen Mbretërore

Gjatë vizitës ditën e djeshme në Tiranë, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka pasur të planifikuar në axhendën e tij edhe një takim me familjen mbretërore të Shqipërisë. Në një komunikim në rrjetet sociale, Princ Leka ka zbardhur për publikun se çfarë ka ndodhur në këtë takim, ku prezente ka qenë edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

“Ditën e djeshme patëm kënaqësinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Ambasadorin Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë. Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë”, shkruan Princ Leka.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, është takuar të mërkurën me Ramën dhe Bashën. Fokus i bisedave ka qenë situata paszgjedhore, forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stërvitja ushtarake “Defender 21”. Zyrtari i lartë amerikan ka shmangur një takim me kreun e shtetit Ilir Meta/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME