Categories Lajme

Ndjekje si në filma/ Polici rrethon makinën dhe i drejton…

Një ndjekje si në filma aksion ka ndodhur mes dy shteteve amerikane për të përfunduar me një epilog pothuajse të papritur, polici duke përqafuar shoferen e makinës që ndiqte. Ndjekja filloi kur një grua e identifikuar nga policia si Latrece Curry, filloi të dridhet pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin, që çoi edhe deri te largimi i saj nga shtëpia. E kur policia e gjurmuan, ajo rriti shpejtësinë duke nxitur kështu një ndjekje si nëpër filma ku u përfshinë disa makina të policisë, ka bërë të ditur polici James Richardson.

E kur ndjekjes i erdhi fundi, Curry, 41-vjeçe, u ndal në një parking në Hodgenville për të shmangur bllokimin e komunikacionit, policët i drejtuan armën, duke i bërtitur të dyshuarës të dalë nga mjeti. Duke iu afruar dritares së makinës me armë në dorë, Richardson tha gjithçka ndryshoi për një moment. “Iu afrova derës së shoferit për ta hapur derën, ajo kishte ngritur duart dhe po dridhej e tëra sikur të ishte gjethe. Kjo vajzë e gjorë, kur hapa derën, pashë terrorin në fytyrën e saj. Ajo ishte e frikësuar për vdekje”, shtoi Richardson.

Duke parë në çfarë gjendje emocionale ishte ajo, polici futi në brez armën dhe i kërkoi që të qetësohet. Ajo menjëherë shpërtheu në lot e Richardson e përqafoi duke i kërkuar vazhdimisht që të qetësohet. ”Ajo nuk kishte të kaluar kriminale dhe ndihej keq për atë që kishte bërë”, ka shtuar polici i cili theksoi se megjithatë ajo është shoqëruar në polici ku mbi të rëndon akuza për arratisje nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME