Categories Lajme

Ndjekje si nëpër filma, arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar

Në Itali është arrestuar një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ishte në kërkim prej tre vitesh për tentativë vrasjeje ndaj agjentëve të Policisë së Aversa.

Arrestimi i tij erdhi pas disa minutash ndjekjeje në rrugës e qendrës së Trentola Ducenta-s. Sipas mediave italiane, policia ka vënë re një Fiat 600 blu që lëvizte me shpejtësi marramendëse. Kjo ka bërë që të kërkohet ndalimi i mjetit, por shoferi nuk i përgjigjet dhe vijon rrugën duke përshpejtuar. Kjo bëri që policia ta ndjekë në një garë të çmendur nëpër rrugët e qendrës së qytetit, e cila zgjat disa qindra metra derisa i riu e gjen veten në një rrugë të bllokuar.

Në atë moment, 33-vjeçari frenon fort dhe zbret nga makina, duke tentuar të arratiset në këmbë por policia e kap.

I riu, një kriminel i dënuar dhe i gjendur në mënyrë të paligjshme në territorin e Italisë, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Napolit të Veriut e kishte dënuar në vitin 2020 për tentativën e vrasjes së kryer ndaj personelit të Komisariatit të Policisë së Aversa, e ndodhur në 2 dhjetor të po këtij viti.

Për më tepër, hetimet e mëtejshme të menjëhershme bënë të mundur zbulimin se makina me të cilën ai udhëtonte ishte objekt i vjedhjes së ndodhur në Potenzë më 16 nëntor.

Gjatë kontrollit brenda makinës u gjet një kapuç dhe mjete të përshtatshme për vjedhje. Makina e gjetur i është kthyer pronarit të ligjshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME