Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në reagimin e tij për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ku i kërkonte ndjesë Kosovës për vendimin e presidentit.
“#Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim.”– shkruan Ilir Meta.
Meta në argumentet e tij sqaronte se Cakaj nuk ka eksperiencën e duhur për drejtiimin e Ministrisë së Jashtme, duke theksuar se deklaratat e tij për kufijtë në Ballkan kanë qenë të rrezikshme.
‘’Në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Europës duhet një njeri i s’provuar. Posti i ministrit të jashtëm është një nga më të rëndësishmit e kabinetit. Cakaj ka mungesë të qartë të përvojës politike.
I janë gjetur pasaktësi të shumta gjatë punës së tij si zëvendësministër. Profili i tij ka mungesë të theksuar të përvojës diplomatike, ndërsa ka bërë disa deklarata të rrezikshme televizive”, thuhet mes të tjerave në arsyetimin e Metës.
