Categories Lajme

Ndodh e papritura, “News24” godet Erion Veliajn për udhëtimet e shtrenjta dhe kasetat e gatshme!

Edicioni i lajmeve në News24 është hapur me një kronikë surprizuese për kryebashkiakun Erion Veliaj. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim kryebashkiakun të paraqitet me tone mjaft pozitive dhe me lajka të panumërta në këtë televizion, News24 na ka habitur të gjithëve, me një kronikë të mbushur me kritika për kryebashkiakun, veçanërisht për faktin se ai ka udhëtuar shumë dhe me kosto të lartë.

Por, ajo që tregon qartë  se Erion Veliaj po merr një goditje edhe nga ky televizion, që deri dje kanë qenë besnik i tij, është fakti se kronika që në hyrje godet propagandën e Veliajt, por është dhe një auto-kritikë për mëkatet që ka bërë vetë, duke transmetuar çdo material propagande të kryebashkiakut, si të vërtetë.
Në të thuhet se Veliaj shpesh ndodhet jashtë vendit kur televizionet transmetojnë kasetat e gatshme të regjistruara më parë.
Këto kaseta të gatshme, përgatiten nga zyra e propagandës së kryebashkiakut, por ky televizion, sëbashku me shumicën e televizioneve në Shqipëri, i transmetojnë të gatshme, madje tashmë pranojnë se Veliaj nuk ka qenë fare në Tiranë kur ato janë transmetuar si kronika të punëve të përditshme të kryebashkiakut.

Më poshtë mund të lexoni dhe ndiqni me video auto-kritikën e televizionit dhe investigimin për biletat e Veliajt.

/TPZ.al/

Kronika e plotë e transmetuar në News24:

Erion Veliaj, mund të konsiderohet pa frikë kryebashkiaku fluturues. Jemi mësuar ta shohim qytetarin e parë të Tiranës, të flasë thuajse çdo ditë në media, për pyllin orbital, duke shërbyer vakte në qendrat sociale, apo dhe duke inspektuar nga afër shkolla e kopshte. Në fakt, në jo pak nga këto raste, Veliaj nuk ka qene në Shqipëri por ka servirur në media filmime të regjistruara më parë, ndërkohë që ka qenë në avion duke fluturuar jashtë vendit.

‘News24’ bëri një vëzhgim rreth veprimtarisë së Veliajt dhe kërkoi të dhëna në sistemin TIMS, për të konfirmuar numrin e udhëtimeve te tij jashtë vendit gjatë viteve në detyrë. Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se Veliaj renditet ne listën e zyrtarëve të lartë që pa asnjë mëdyshje mund të thuhet se më shumë ka qëndruar në ajër, sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Sipas të dhënave, rezulton se vetëm në 2019 kryebashkiaku ka udhëtuar rreth 3 herë në muaj, në destinacione të ndryshme, si Londër, Paris, Vjenë, Amsterdam, Pragë, Romë, etj, për çështje që kryesisht janë servirur se kanë të bëjnë me detyrën e tij dhe janë në interes të qytetarëve të Tiranës.

Nga të dhënat rezulton se z.Veliaj ka dalë nga Shqipëria me datë 1 janar me destinacion Stambollin dhe ka hyrë në vend me 8 janar. Me datë 26 janar ka udhëtuar sërish në drejtim të Vjenës, për t’u rikthyer tri ditë më vonë. Në mars kryebashkiaku ka fluturuar në drejtim të Milanos, ku ka qëndruar 4 ditë. Në datë 3 prill ka udhëtuar në drejtim të Romës, prej andej në Frankfurt dhe ka hyrë në Shqipëri me automjet, në pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë. Udhëtimi ka zgjatur 5 ditë. Të dhënat flasin, edhe për disa udhëtime të kryebashkiakut me charter, udhëtime që kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. ‘News 24’ disponon të plota të gjithë lëvizjet e z.Veliaj që nga viti 2006 dhe nga përllogaritjet e bëra rezulton që ai ka harxhuar shuma të konsiderueshme parash vetëm për bileta avioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME