Categories Lajme

Ndodh në Tiranë/ Efektivja e policisë bën gjestin human, ndalet në rrugë dhe ndihmon të moshuarën (VIDEO)

Mund të na ketë ndodhur që policia  të krijojë gjithmonë atë idenë e ‘gjobova’ , ‘ndalimeve’, apo rreptësisë, që në fakt bëhet për të mirën tonë, por një rast krejt i veçantë është filmuar ditën e sotme në kryeqytet. Në redaksinë  e Shqiptarja.com ka mbërritur videoja e filmuar nga qytetarët ku shikohet një efektive e komisariatit nr.4 teksa ndihmon një nënë të moshuar që në fakt mezi ecën.

Në video duket qartë momenti kur efektivja kap nga krahu të moshuarën dhe u bën me shenjë makinave të tjera që të ndalojnë teksa së bashku me të kalon në anën tjetër të rrugës. Pavarësisht se e moshuara ecte me ngadalë, efektivja me durim nuk ia heq për asnjë moment dorën duke e ndihmuar deri në fund të rrugës. Ky gjest human u ka bërë shumë përshtypje kalimtarëve të rastit të cilët kanë zgjedhur edhe ta filmojnë.

Gjesti i policisë shkon më së miri me moton ‘policia që duam’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME