Categories Sport

Ndoj rikthehet në Kombëtare: Më ka munguar shumë, konkurrenca në skuadër na bën mirë

Emanuel Ndoj është rikthyer në Kombëtare pas dëmtimit të pësuar pak muaj më parë. Paraditen e sotme, Ndoj ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për këtë grumbullim teksa pranon se i ka munguar shumë ekipi Kombëtar.

“Kam qenë tre muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur dy ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri.

Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurrenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari.

Andorra? Ne jemi lojtarë të Kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra. Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën”, tha Ndoj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME