Categories Sport

Plas debati/ Duka-Braçes: Na jep lekët dhe stadiumit i vëmë emrin tënd!

Kritika për emrin e ri të stadiumit nuk kanë pasur vetëm qytetarët, por edhe zv.Kryeministri Erjon Braçe. Fjalëve të tij u është përgjigjur ironikisht kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Ai tha se komercializimi i emrit të stadiumit është një praktikë e ndjekur në të gjithë Europën dhe nuk është shpikur në Shqipëri. Mes ironisë Duka u shpreh se nëse Braçe ka kundërshtime, t’i japë ai lekët dhe stadiumit le t’i vëmë emrin e Erionit. Kreu i FSHF-së vuri theksin tek rëndësia dhe vështirësia në financimin e stadiumit. Në vijim ai shtoi se Federata do të mundohet të mbajë shifrat e ish- “Qemal Stafës” për ekipet e kryeqytetit.

Duka u shpreh:

Nuk dua të bëj debat për emrin e stadiumit që mund të ishte “Qemal Stafa”, apo të ishte një prej lojtarëve të mëdhenj që ne kemi. Ky është një investim i FSHF-së me një donacion nga UEFA. Qeveria shqiptare na ka mbajtur padrejtësisht edhe TVSH-në, që duhet të na kthehet. Pjesa e komercializimit të emrit nuk u shpik nga ne, por bëhet në gjithë Europën. Stadiumi është edhe më i vështirë të mirëmbahet, pasi kemi nevojë për pjesën financiare.

Nuk kam replikë me Erjon Braçen, por nëse ka kritika, atëherë t’i japë ai lekët dhe ia vendosim ne emrin e tij stadiumit. Ka shumë vështirësi në mirëmbajtjen e stadiumit dhe do të mundohemi që ky stadium të përdoret nga klubet shqiptare dhe të mos përdoret vetëm si një monument për t’u përdorur nga Kombëtarja. Ne do mundohemi të mbajmë për ekipet e kryeqytetit shifrat e ish-Qemal Stafës. Me zgjidhje më të mirë se Arena Kombëtare, është e vështirë të ketë”.

Kujtojmë se emri i stadiumit të ri ngjan më shumë me emrin e një kompanie ajrore “Air Albania”, sesa me atë të një stadiumi. Heqja e emrit të Qemal Stafës ka sjellë reagime dhe pakënaqësi të shumta. Gjithashtu, në vijim pritet që UEFA të vendosë nëse “Air Albania” i përmbush kushtet për t’u luajtur ndeshjet e mëdha, apo jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME