Categories Politike

Veliaj u përgjigjet banorëve të Astirit, fshin komentet e tyre

Mëngjesin e sotëm banorët e Astirit janë ngritur duke protestuar për të mbrojtur banesat e tyre, pas paralajmërimit të IKMT-së se do të ndërhyjnë për të shembur banesat, për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re. Banorët u shprehën për Fax News se nuk janë kundër projektit, por ato kërkojnë dialog me qeverinë për zgjidhjen dëmshpërblimit të banesave të tyre.

Ndërkohë lidhur me protestën e tyre ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se “një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim!

AstiriNjë pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim! Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë!”- shkruan Veliaj.

Pas këtij postimi banorët e Unazës së Re kanë komentuar në faqen e Veliajt, duke i shkruar që të qetësohet dhe se për këtë do të flasin nesër. “Qetësohu! Flasim nesër!”- shkruan faqja e menaxhuar nga banorët e Unazës së Re, koment i cili është fshirë menjëherë nga Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME