Categories Lajme

Ndotja atmosferike influencon trurin tonë dhe dëmton shëndetin mendor

Ndotja atmosferike mund të influencojë trurin tonë dhe të lidhet me kushtet e shëndetit mendor, si depresioni dhe çrregullimet bipolare. Një studim i ri i publikuar në Plos Biology ka sjellë të dhëna të reja mbi këtë çështje. Ai analizon të dhënat e 151 milionë personave në SHBA dhe 1,4 milionëve në Danimarkë.

Nga studimi rezultoi se ekziston një lidhje midis ndotjes dhe niveleve të larta të skizofrenisë, çrregullimeve të personalitetit dhe depresionit. Studimi i drejtuar nga studiuesi i gjeneve në Universitetin e Çikagos, Andrey Rzhetsky pohon se është e vështirë të provohet një lidhje direkt shkak pasojë midis ndotjes dhe çrregullimeve mendore. Por ai përmend disa mënyra se si truri jonë mund të ndikohet nga ndotja.

Një faktor është zhurma e trafikut, që dihet që rrit stresin dhe dëmton cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër, disa mikrogrimca ndotëse mund të kalojnë barrierat e hundës, duke arritur deri në tru.

Një tjetër mundësi është që rritja e inflamacionit në turp, e shkaktuar nga ndotja, e cila shkakton reagimin ndaj stresit nga truri. Një hipotezë e tretë është se smogu shkakton ndryshime epigjenetike, që influencojnë ADN-në, duke ndryshuar ekuilibrin e substancave kimike cerebrale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME