Categories Lajme

Ndotja në Porto Romano u shkaktua nga “Gega Oil”

Zona në Porto Romano u ndot tërësisht nga derdhja e një sasie tepër të lartë të karburantit. Qytetarët nisin të mblidhnin karburantin me bidona.  Pas publikimit të pamjeve edhe në Ora News janë ndërmarrë masat për ngritjen e një grupi pune nga inspektoriati shëndetësor në Durrës të cilët shkuan në terren tek depozitat kryesore te kompanisë së hidrokarbureve. Emri i kompanisë që u mbajt i fshehur nga ministria e Mjedisit zbulohet në procesverbalin që Inspektoriati i Mjedisit i Qarkut Durrës që Ora News disponon.

Ne këtë procesverbal zbulohet se kjo kompani ishte e vetëdijshme për ndotjen e cila ishte shkaktuar pasi ishte dëmtuar valvula kryesore që furnizonte depozitat kryesore.

“Lidhur me ndotjen e mjedisit shkaktuar nga kompania e hidrokarbureve “Gega Oil” në zonën e Porto Romanos Ishmput Durrës ngriti grupin e punës dhe shkoi në terren tek depozitat kryesore të kompanise. Kontaktoi me personat përgjegjes të kësaj kompanie dhe u diskutua për shkaqet që çuan këtë ndotje. Personat përgjegjës ishin të vetëdijshëm për ndotjen e shkaktuar, ku sqaruan se  kishte ndodhur një incident gjatë furnizimit të depozitave kryesore nga anijet e shkarkimit pasi ishte dëmtuar valvula kryesore, për të cilën u morën masat dhe u riparua. “

Më tej thuhet se po punohet për filtrimin e ujit nga kanali për në det. “Gjatë kësaj kohe kompania ka bërë pastrimin e territorit, ndërkohë inspektorët e mjedisit kontaktuan dhe me përfaqësues të hidrovorit, të cilët konfirmuan që kanë marrë masat duke vendosur bumerat për filtrimin e ujit nga kanali për në det. Gjatë inspektimit nga ana e inspektorëve tanë është fotografuar dhe filmuar zona e ndotur. Sqarim : Kompania Gega Oil ne momentin qe ka ndodhur ky incident ka vene ne dijeni Agjensine Kombetare te Mjedisit dhe te gjithe Instancat ligjezbatuese” thuhet në letër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME