Categories Politike

Basha takon ministrin e Jashtëm të Hungarisë: Nuk jemi vetëm!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó me rastin e sjelljes së një ndihme të madhe prej 100 mijë maskash dhe 5 mijë kostume mbrojtëse mjekësore. Në emër të Partisë dhe të opozitës, zoti Basha shprehu mirënjohje për Hungarinë dhe kryeministrin Orban për ndihmën e çmuar në këto ditë të vështira, kur po shtohet numri i të infektuarve në radhët e stafeve mjekësore.

“E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tëj Shqipërinë, e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë”, u shpreh zoti Basha.

Hungaria ka vendosur një fond prej 30 miliardë euro ose 22% të prodhimit vendas për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë e vendit. Ndihma e sjellë sot nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë është ndër më të mëdhatë për Shqipërinë. Aktualisht, vendi ynë nuk ka zbatuar akoma vendimin për paketën e parë të ndihmës, ndërsa paketa e dytë, nuk ka hyrë ende në fuqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME