Categories Kuriozitete

Teoria e shkencëtarit izraelit…

Një studimi i rëndësishëm në Izrael tregon se midis të dhënave që çdo ditë po përhapen në të gjithë botën që lidhen me COVID-19, një e dhënë mbetet konstante. Është numri 70 që paraqet kohëzgjatjen e përgjithshme e një cikli epidemie. Sipas profesorit izraelit Isaac Ben Israél, duke analizuar të dhënat e të gjitha vendeve të përfshira në pandemi, është e mundur të gjesh analogji gjatë rrjedhës së epidemisë.

Në një intervistë për ‘TV Channel12’, profesori theksoi se virusi arrin kulmin e infeksionit brenda 4/6 javëve dhe më pas fillon një fazë zbritëse që përfundon rreth javës së tetë dhe të nëntë, duke u zhvilluar gjatë 70 ditëve.

Sipas studiuesit, për rrjedhojë, përhapja e SARS-CoV-2 do të jetë shumë i dobët pas 70 ditësh pavarësisht nga masat kufizuese të marra për të luftuar atë. Me fjalë të tjera, patogjeni ka një lloj “cikli epidemik”, i cili pas infektimeve të para, rritjes së kurbës dhe arritjes së pikut, do të prirej në zero në pak më shumë se dy muaj.

“Ekziston një model i paracaktuar, numrat flasin vetë”, tha matematikani izraelit. Ai shtoi se pas zbulimit të rastit të parë të konfirmuar në Izrael, incidenca e rasteve është rritur ditë pas dite për një muaj rresht. Pastaj duke filluar nga java e gjashtë shtimi i numrit të pacientëve është zvogëluar, duke arritur një kulm në javën e gjashtë me 700 pacientë në ditë. Që nga ajo kohë – vazhdoi ai – numri i infeksioneve ka rënë, dhe sot ka vetëm 300 pacientë të rinj. Në dy javë do të arrijë në zero dhe nuk do të ketë më pacientë të rinj ”.

Për të konfirmuar teorinë e tij, shkencëtari përmendi shembullin e Italisë, një vend me masa veçanërisht të rrepta, si dhe Tajvanin dhe Singaporin me kufizimet më të buta. “Në këto vende ka një rritje të rasteve deri në javën e katërt deri në të gjashtë dhe menjëherë më pas ka një ulje, derisa do të zhduket gjatë javës së tetë”, theksoi matematikani. I.C./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME