Categories Lajme

Ndryshojnë rregullat për fluturimet me Italinë

Aeroporti njofton se duhet tampon negativ i 48 orëve të fundit Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit njofton pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë se ka ndryshuar rregulli për tamponin e koronavirusit.

Aeroporti thekson se sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, prej 22 Prillit deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të certifikuara për këtë test. Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ. Ndër të tjera në njoftim thuhet se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi, shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME