Categories Lajme

Ndryshon ora! Sot akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Ndryshon ora! Duke nisur nga sot do të flemë më pak. Akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para, për të shënuar nisjen e periudhës së orës verore. Ndërrimi ndodhi në orën 2 pas mesnatës, ku akrepat shkuan 03:00.

Kjo orë do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të Tetorit ku akrepat do të shkojnë sërish 60 minuta pas. Me orën e re dita do të jetë më e gjatë.

Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.

Në Europë, Komisioni Europian e hoqi detyrimin për vendet anëtare për të ndryshuar orën, një vendim që duhet të hynte në fuqi në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe mjaft burokracive, vendimi nuk ka marrë ende fuqi ligjore.

Sipas vendimit, secili vend do ta vendosë në mënyrë të pavarur nëse do ta ndryshojë apo jo orën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME