Categories Teknologji

Ndryshon pamja, Instagram bëhet i errët…

Instagram prezanton zyrtarish versionin e ri të errët (dark mode) të aplikacionit. Përmes një postimi në Twitter mbrëmjen e të hënës, drejtori i Instagram, Adam Mosseri, njoftoi se të gjithë përdoruesit e iOS 13 dhe Android 10 do të mund të përdornin versionin e ri i cili zëvendëson pamjen e zakonshme të bardhë me tektin e zi, në një sfond të errët me shkronja të bardha. Pamja e re është në varësi të parametrave të telefonit tuaj, pra si përdoruesit e Android dhe Apple duhet të kthejnë telefonin e tyre në “dark ose night mode” për t’ju shfaqur pamja e re e Instagram.

Kjo risi është konceptuar jo vetëm për të krijuar një thjeshtësi në syrin e përdoruesve, por konsumon më pak energji. Instagram nuk është aplikacioni i vetëm që teston versionin e errët, pasi më parë është bërë zyrtare nga YouTube prej Korrikut, ndërsa WhatsApp po kryen testime në disa versione të Android. Në telefonat tuaj mjafton të ndiqni udhëzimet më poshtë dhe shijoni pamjen e re:

Në iPhone: Settings > Display > Brightness > Dark
Në Android: Setting > Display > Advanced > Dark

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME