Categories Lajme

Në çadër prej tërmetit/ Nëna Rabie: Më keq s’ka ku të shkoj, por të paktën kemi ku të fusim kokën këtë dimër (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë “pushtuar” vendin tonë. Ky dimër gjen shumë familje në çadra, për shkak se banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të ftohtit, mungesës së energjisë elektrike, shqetësimin për shtëpinë që nuk e kanë më, por falenderuar që të paktën kanë një vend ku të fusin kokën. Ky është rasti i familjes Zele në fshatin Mazhë e Madhe në Fushë Krujë. Report Tv ka qenë në këtë fshat ku ka sjellë kushtet në të cilat ndodhet kjo familje. Nëna, Rabie Zela ka rrëfyer për mikrofonin tonë se e ka shumë të vështirë për të përballuar të ftohtin, ndonëse shprehet se i kanë ofruar që të zhvendoset në një shoqatë për t’u strehuar, por nuk mund të lërë vetëm pasurinë e saj, gjënë e gjallë. Rabie, nënë e dy djemve, shprehet se ushqimi nuk i ka munguar asnjë vakt, por ky dimër duket të jetë shumë i vështirë për të.

“Na ka rënë kjo fatkeqësi prej natyrës, gjendjen e kemi shumë të mjerueshme, në çadër, shi, ftohtë, drita s’kemi ku të ngrohemi, Ushqime veshmbathje na kanë sjellë. Më keq s’ka ku të shkoj. Ftohtë kemi sa të duash. Të paktën s’kemi kokën jashtë. Na kanë sjellë bukë e ushqime. Jam e moshuar, me zemër po vuaj, operim prej tëmthit. Na kanë thënë për të shkuar në një shoqatë, po s’mund të shkojmë. Kemi pulat, dy çunat që i kemi beqar dhe duan dorën time. Qejf s’e kemi me lëviz, por jemi duke duruar”, tha nënë Rabie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME