Categories Lajme

Në dilemë për studimet, mes dëshirës së prindërve dhe pasionit!

Rrugët e Peshkopisë i gjen të mbushura me burrat hijerëndë që në grupet e tyre nuk fusin kurrsesi një grua. Sot do të ndajmë me ju historinë e një vajzë 18 vjeçare, Lorenës që nuk ndrydhet nga mentaleti, por që dallon për shpirtin e lirë dhe të çiltër.

Një vajzë e re që në mes të gjithë burrave që pushtojnë qytetin e Peshkopisë çdo ditë, bën dhe ajo rrugën e vetë, pa u shqetësuar nga shikimet ngacmuese. Sy që nuk do e ndjekin pasi të largohet nga vendlindja për të studiuar në kryeqytet; sepse Lorena sapo ka mbaruar maturën në gjimnazin Said Najdeni me rezultate maksimale. “Kam qenë shumë e vëmendshme në orët e mësimit dhe shumë aktive. Mësuesit nuk mund ta imagjinonin dot një orë në të cilën unë nuk përgjigjesha”, tha ajo. Veç familjarëve kanë qenë dhe mësuesit që për shkak të notave, e kanë parë Lorenën si mjeke të ardhshme. Megjithatë, 18 vjeçarja edhe pse shkëlqente në lëndët shkencore, që e vogël interesin e ka pasur në botën e fjalëve. “Unë e mbaj mend që në festën e abetares i thoja mësueses që të mi jepte mua të gjitha ato vjershat dhe poezitë që do të recitonim në festën e abetares”, thotë ajo.

Mes dy zgjedhjeve të vështira për vazhdimin e studimeve të larta, në Peshkopinë e vogël ku për çdo njeri merren vesh të gjitha, Lorena duket se e ka marr vendimin e saj. “Zgjedhja e parë e Lorenës ishte mjekësia për shkak të notave të larta që ka marr në shkollë ndërsa pasioni i saj i vërtetë është gazetaria”, tha Islam Shehu- administrator i TV Dibra.

“Me thënë të drejtën kjo është edhe periudha më e vështirë deri më tani sepse më duhet të vendos se për cfarë duhet t’i vazhdoj studimet por mendoj që nuk mund ta lë pasionin sepse është kjo që mua më bën të ndihem mirë”, thotë Lorena. Ndoshta nesër kur Lorena të bëhet gazetare do të sjell një lajm nga Peshkopia ku rrugët janë çliruar nga hijet e rënda mashkullore të dibranëve, për t’iu lënë vendin vajzave dhe grave të këtij qyteti po aq sa edhe burrave të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME