Categories Teknologji

Alarm ojnë ekspertët: Aplikacioni që ju plak po j’u vje.dh fotot

Aplikacioni që u kthye në trend së fundmi, “FaceApp”, i cili përdor fotografitë dhe riimagjinon ata që janë pjesë e fotografisë se si do të duken pas 50 vjetësh, duket se nuk është shumë i sigurt për përdoruesit. Ekspertët janë të shqetësuar për sigurinë nga aplikacioni që u krijua më 2017. Shqetësimet janë ngritur nëse aplikacioni mund të ketë qasje të ruajë e të përdorë fotografitë të ruajtura në telefonat e përdoruesve, pa marrë fare lejen e tyre.

Shërbimi falas përdor inteligjencën artificiale për të edituar një fotografi nga galeria e fotografive dhe e transformon atë në bazë të kërkesës së përdoruesit, me opsion e plakjes si më të famshmin. Ai mund të ndryshojë ngjyrën e flokëve, të shtojë mjekrën, të ndërrojë gjininë apo edhe t’ju bëjë të dukeni më të rinj. Aktualisht “FaceApp” është aplikacioni më i shkarkuar në iOS dhe Android. Shumë përdorues kanë shpërndarë fotografitë me efektet e “FaceAppit” nëpër rrjete sociale.

Por me rritjen e popullaritetit, disa ekspertë kanë vënë në pikëpyetje se sa janë të sigurta të dhënat nga ky aplikacion. Termet dhe kushtet e aplikacionit në esencë i japin qasje “FaceAppit” për përdorimin, modifikimin, adaptimin dhe publikimin e çdo fotografie që ju i ofroni në këmbim të Inteligjencës Artificiale, sipas James Whatley nga “Digitas” i Britanisë së Madhe. “FaceApp” ka lejen të përdorë emrin, apo llogarinë në çdo format mediatik pa kompensim dhe ju nuk mund ta hiqni apo të ankoheni për të. Aplikacioni nuk do t’ju kompensojë për këtë material dhe do t’i mbajë fotografitë edhe nëse aplikacioni fshihet nga telefoni. “FaceApp” është aplikacion i krijuar nga “Wireless Lab”, me bazë në St. Petersburg të Rusisë.

Ariel Hochstadt, ekspert i sigurisë nga blogu “vpnMentor” dhe ish-menaxher në Google, ka thënë për “DailyMail” se ka paralajmëruar në të kaluarën njerëzit për këto lloj aplikacionesh. Sipas tij, hakerët mund të incizojnë uebfaqe që vizitohen nga njerëzit dhe aktivitetet e tyre në ato uebfaqe, por jo gjithmonë e dinë kush janë përdoruesit. Tani me këto aplikacione, sipas tij, mund të ruhen fotografi të shumta dhe të njihen ata përdorues, e ato fotografi të keqpërdoren. “TechCrunch” thotë se aplikacioni është në gjendje të ketë qasje te fotografitë në platformën iOS të Applet, edhe nëse përdoruesi ka thënë se ‘kurrë’ s’jep leje për fotografitë. Ekspertët kanë thënë po ashtu se është shqetësues fakti që kompanitë po shfrytëzojnë shërbimet falas për të marrë qasje të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME