Categories Teknologji

Prezantohet nga Elon Musk çipi që lidh trurin telefonat e mençur

Kompania neuroteknologjike, Neuralink, e themeluar nga moguli Elon Musk ka ardhur me një njoftim publik duke zbuluar disa çipa fleksibilë që mund ta lidhin trurin e njeriut në mënyrë të drejpërdrejtë me kompjuter dhe ‘smartfonë’. jo teknologji synon t’iu ndihmojë personat paraplegjikë që t’i kontrollojnë kompjuterët përmes disa impianteve në trurin e tyre, dhe në të ardhmen mund ta përmirësojë në mënyrë të konsiderueshme mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe komunikojnë, shkruan The Independent. Musk gjatë një ngjarjeje në San Francisko ka thënë se ky çip do të ndihmojë në “ruajtjen dhe përmirësimin e trurit tonë” dhe që “përfundimisht të arrijë një lloj simbioze me inteligjencën artificiale”.

Polimati dhe miliarderi jug-afrikan e kishte themeluar këtë kompani të fushës neuroteknologjike në mënyrë që t’i vendosë njerëzit në një nivel me kompjuterët duke iu kundërvënë përfundimisht asaj që nga shumë përceptohet si rrezik ekzistencial i shfaqur nga inteligjenca artificiale, vijon mediumi britanik, transmeton Klan Kosova.

“Pas zgjidhjes së disa sëmundjeve të lidhura me tru, do të krijojë një të ardhme të mirë-rreshtuar”, ka thënë Musk. Gjatë prezantimit, Musk duket se aksidentalisht e ka zbuluar që ky sistem tashmë po testohej në majmunë, që kishin “kontrolluar një kompjuter duke e përdorur trurin e tyre”.

Megjithatë, ka shumë pak detaje që janë dhënë për këtë projekt që kur ishte themeluar më 2016 nga Musk, i cili shpesh kishte aluduar që qëllimi i tij ishte që ta krijojë një “rang të lartë frekuencash” për të lidhur trurin e njeriut me kompjuter. Nevojitet një teknologji për njerëzit që të jenë në hap me avancimet e shpejta të inteligjencës artificiale, sipas Musk. Nëse nuk ndërtohen këto teknologji, atëherë ai beson që njerëzit mund të mbesin aq prapa sa që makinat eventualisht do t’i shohin njerëzit ashtu siç këta të fundit i shohin kafshët e tyre shtëpiake.

Sa i përket funksionimit, kjo kompani e ka krijuar një sistem robotik për të implantuar disa fije në tru dhe shpreson që procedura do të jetë po aq efikase sa operacionet laserike të syve. Ky çip i vogël lidhet në tru përmes këtyre fijeve që janë më të holla se qimet e njerëzve dhe sytë tanë mezi i shohin.

Ideja e zgjerimit të aftësive njerëzore përmes teknologjisë, që nga disa quhet transnjerëzim, shpesh mbetet vetëm brenda kufijve të fantashkencës, mirëpo Neuralink po planifikon që t’i nisë testimet klinike të kësaj teknologjie hiç më larg se vitin tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME