Categories Lajme

Në kërkim dy rrëmbyesit/ Zbulohen emrat e personave pjesë e grupit të Dukagjinit

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur trupin e Jan apo Jak Prengës, i rrëmbyer në 19 janar në Kamëz, policia vazhdon të zbulojë fakte të reja sa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje kriminale. Personat që e rrëmbyen, sipas burimeve të sigurta të Top Channel, janë identifikuar dhe sipas provave të deritanishme ka dyshime se këta persona janë:

Aldo Majnishta, i moshës 26 vjeç, Ardian Docaj, i moshës 32 vjeç, dhe Artan Docaj, i moshës 36 vjeç, që të tre nga qyteti i Shkodrës te etiketuar si grupi i Dukagjinit.

Sipas burimeve të sigurta, në listë gjendet edhe një person i katërt që mori pjesë në këtë aksion kriminal. Ndërkohë vazhdojnë hetimet edhe për një person të katërt, gjithashtu aktiv në aksionin kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.

Sipas burimeve te sigurta, këta katër shtetas e kanë ruajtur për dy ditë me radhë shënjestrën e tyre Jak Prenga që është vëllai i një korrieri droge në Britaninë e Madhe dhe këto dyshime i konfirmojnë disa kamera sigurie që tregojnë automjetin e vjedhur shtetases Kaje Tufa, të vjedhur ditën e tërmetit në 26 nëntor 2019, ky automjet “Range Rover” ka udhëtuar nga Kamza drejt Shijakut, në fshatin Pjesëz ku gjendet resorti “Golden” dhe ku viktima është zbritur në bodrum e mandej ka vazhduar me tej plani kriminal.

Këto janë gjurmët e fundit te automjetit “Range Rover”, i cili u asgjësua këtu menjëherë sapo pengu u dorëzua në resortin “Golden” të kthyer në vend krimi.

Për pesë persona gjykata ka vendosur arrest me burg, ndërkohe që tetë të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim, mes tyre edhe shtetasi Gentjan Docaj i moshës 38 vjeç me identitetin e ndryshuar Gentian Funiqi.

Sipas burimeve të sigurta të Top Channel ai kërkohet edhe nga Italia për çështje të trafikut të drogës. Ndërkohë që nuk ka ende një shpjegim, se përse policia nuk ja kishte dale mbanë të zbulonte adresën e tij në qytetin e Shkodrës.

Është gjithashtu i kërkuar edhe Dritan apo Gramoz Rexhepaj, një i dënuar në Ekuador si i akuzuar për vrasjen e dy policëve. Por pavarësisht këtij hetimi që ngjan në zhvillim e sipër , sfida është gjetja e trupit dhe arrestimi i të kërkuarve që janë mjaft të rëndësishëm sa i takon narkotrafikut.
/Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME