Categories Lajme

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë (Emri)

Bledar Xhufi, 45-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës. Në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i Ligjit’ u arrestua 45-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

‘Tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, ndërkohë që ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Portin Durrës, kapin dhe ndalojnë 45-vjeçarin.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të portit të Durrësit dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim për të vuajtur një dënim me burgim, në hyrje të Shqipërisë u ndalua Bledar Xhufi, 45 vjeç.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’-njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME