Categories Showbiz

Në kërkim të dashurisë: Ja 9 vajzat konkurrente në ‘Love Story 2’

Këtë sezon në “Love Story” janë dy vajza dhe dy djem në fron. Djemtë quhet Kristi dhe Xhoni, ndërsa vajzat konkurrente për t’iu fituar zemrën janë: Xheni Shaska: Quhem Xheni Shaska. Jam diplomuar për sociologji. Pasioni im është modelingu. Në “Love Story” kam ardhur sepse princi ka nevojë për një princeshë, e cila jam unë. Liljana Halili: Unë jam Liljana Halili. Profesionalisht ekonomiste. Dashuria është koncepti im jetësor. Anxhela Kishta: Unë jam Anxhela Kishta. Vazhdoj shkollën për veterinari dhe për momentin po përmirësoj pasionin tim për estetikën. Diçka që më identifikon mua si person është thjeshtësia dhe sinqeriteti. Ori Zefi: Unë quhem Ori Zefi dhe jetoj në Tiranë. Pasioni im më i madh në jetë është moda. Më pëlqen të sfidoj veten, por më shumë se një sfidë jam në “Love Story” për të gjetur dashurinë. Kleona Tela: Jam Kleona Tela, 23 vjeç nga Tirana. Kam mbaruar studimet për shkenca politike dhe aktualisht punoj online në një OJF ku kam marrë në menaxhim një projekt për të drejtat e fëmijëve.

Klaudia Bajrami: Quhem Klaudia dhe jetoj në Firenze me motrën. Jam në “Love Story” sepse jam një person shumë romantik. Dua me mendjen e një 30-vjeçareje dhe me shpirtin e një 20-vjeçareje. Ardiola Hyso: Emri im është Anxhela Hyso dhe vij nga qyteti më i bukur në botë, Gjirokastra. Një ndër pasionet e mia është aktrimi dhe më pëlqen që ta gjej dashurinë në televizion. Kristina Kallashi: Jam Kristina, 23 vjeç. Profesioni im është fizioterapiste, të cilin e kam kthyer dhe në biznes. Aty ku ka love, aty është Kristina. Selma Bakalli: Quhem, Selma Bakalli, vij nga qyteti i Durrësit. Profesioni im është këngëtare, kam dëshirë të përjetoj dy emocione të veçanta: të zbuloj misteret dhe surpriza që do të më sjelli kjo eksperiencë e këtij formati televiziv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME