Categories Lajme

“Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë”, shkolla mesazh prekës

Prej katër javësh betejë me COVID-19, ndërroi jetë në moshën 52- vjeçare këngëtarja fierake Rainita Pupi. Ajo ishte edhe nëndrejtoreshë në shkollën 9 vjeçare “Pinellopi Piro” në Fier. Mesazh prekës ka postuar këtë mëngjes, shkolla ku ajo ishte prej kohesh e angazhuar, edhe si mësuese e muzikës.

“Shkollës sonë iu pre një krah i fortë dhe energjik, i tillë që vështirë të zëvendësohet. Qytetit i iku një artiste energjike, e përkushtuar dhe gjithë pozitivitet, në kulmin e krijimtarisë dhe veprimtarisë së saj”– shkruhet në mesazh.

Postimi i shkollës “Pinellopi Piro” I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë, lajmi i zi që morëm mbrëmë.

Kolegia jonë, zëvendësdrejtore Rainita, humbi jetën në përballje me virusin kobzi, që po endet këtyre kohëve nëpër Botë. Me Rainitën, nga ky virus, shënuam të gjithë nga një humbje tonën. Të pazëvendësueshme!

Shkollës sonë iu pre një krah i fortë dhe energjik, i tillë që vështirë të zëvendësohet. Qytetit i iku një artiste energjike, e përkushtuar dhe gjithë pozitivitet, në kulmin e krijimtarisë dhe veprimtarisë së saj. Familjes i iku gruaja, nëna dhe gjyshja model, që secilin prej këtyre roleve familjare, e merrte me natyrshmërinë më të madhe. Me të njëjtën natyrshmëri sipërmerrte edhe rolet shoqërore dhe detyrimet si qytetare e angazhuar.

Humbja e Rainitës është e disafishtë. I pamundur është misioni, që dhembja të përkthehet në fjalë që ngushëllojnë familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, e megjithatë, në emër të kolektivit të shkollës i përcjellim ngushëllimet më të ndjera familjes.
Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë. Një njeri shumë i veçantë, për ne që e njohëm. I paharruar kujtimi yt, Rainita, mike dhe kolege e dashur. “Pinellopi Pirro” do të të kujtojë e do të ta çmojë gjatë pasionin, energjinë dhe përkushtimin që solle ndër ne, kolegë, prindër e nxënës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME