Categories Lajme

VIDEO/ Djali i tij u zhduk teksa mblidhte bimë medicinale, babai i 18-vjeçarit thirrje kryeministrit: Të merren sa më shpejt me ngjarjen time

Ky është Sabit Pali nga fshati Dipjakë i Njësisë Administrative Sllovë në Bashkinë e Dibrës. Prej tre muajsh Sabiti nuk ka asnjë lajm nga djali i tij i cili dyshohet se është humbur me 20 Maj të këtij viti teksa mblidhte bimë medicinale në bjeshkët e malit të Korabit. Babai i 18 vjeçarit tregon se ai dhe djali i tij kishin dalë për të mbledhur bimë medicinale ku me lekët e tyre, Ardiani do të bënte kartën e identitetit me të cilën do të paraqitej në provimet e maturës shtetërore.

Sabiti akuzon instancat shtetërore deri tek kryeministri se nuk ka bërë asgjë për gjetjen e djalit Ardian Pali, madje sipas tij strukturat tona shtetërore nuk kanë ndihmuar ato të shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut të cilat kanë kryer kontrolle të shumta nga toka dhe ajri. Ai ju bën apel autoriteteve të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e djalit të tij të vetëm. Që prej datës 20 Maj, Ardian Pali është në listën e personave të humbur, ndërsa në atë kohë për gjetjen e tij u angazhuan rreth 100 burra nga fshati Dipjakë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME