Categories Lajme

Në mes të sezonit, Drejtori i Përgjithshëm Detar…

John Prudentino përfaqësues i Kompanisë Red Star Ferries, ka ngritur një problem shumë serioz në Fax Neës, ku ka deklaruar se anija e tij që kryente linjën Brindizi Sarandë, këtë vit nuk është lejuar që të sjellë turistë në vendin tonë.

Prudentino shprehet se në ndryshim nga tre vite më parë që kjo linjë ka sjellë mijëra turistë në drejtim të Sarandës, vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm Detar Paulin Ndreu, për të mos lejuar këtë linjë të kryejë udhëtimin e tij drejt Shqipërisë ka dëmtuar jo vetëm kompaninë dhe turizmin shqiptar.

“Në 3 vitet e fundit kemi zhvilluar dhe investuar ne në një linjë që nuk ka ekzistuar më parë ajo Brindizi – Sarandë, duke sjellë turistë dhe mirëqenie qytetit të Sarandës. Në këto 3 vite kemi punuar si anije turistike sepse të gjithë pasagjerët  pajisen me  bileta vajtje-ardhje dhe për këtë aplikohet sipas legjislacionit në fuqi të Ministrisë së Transportit  që përshkruan qartë  se mund të operosh si anije turistike.

3 vjet më parë kemi  aplikuar për licensë për këtë  linjë  dhe na është thënë se nuk mund të aplikonim për licensë për këtë  linjë sepse duhet të operonim edhe  në dimër,  dmth gjatë gjithë vitit, pra 12 muaj dhe për këtë  ministria në atë kohë na sugjeroi të punonim si anije turistike. Dhe në këtë mënyrë  operuam për 3 vjet.

Sot, këtë  vit në mënyrë të paspjegueshme edhe pse kishim një  autorizim nga autoriteti portual  i Sarandës  si anije turistike, Drejtori i Përgjithshëm Detar, Paulin Ndreu  insiston që anija duhet të punojë  me licensë linje. Me kete justifikim trageti “Red Star “ 1 u bllokua që të  sillte turistë në  Sarandë, duke i krijuar dëm të madh  turizmit në Shqipëri  dhe në Sarandë, dëm ekonomik dhe në imazh Kompanisë që  operon dhe vonesa dhe ankesa turistëve që  ishin në bordin e anijes.

Pasagjerët, shumë prejt tyre po anullojnë  pushimet në Shqipëri duke shkuar përsëri në  Greqi…ata turistë që nuk anulluan…kompania u organizua duke i trasferuar me autobus nga Saranda në Vlorë dhe nga Vlora në Sarand…nje zgjidhje qe solli shum probleme dhe ankesa dhe denoncime nga ana e turistëve. 

Pyetja që lind është: për cfarë arësye  po shkatërrohet  kjo linjë turistike, që kishte   3 vjet që funksiononte dhe nga viti në vit ishte në rritje? Nuk po kuptohet arësya pse Drejtori i Përgjithshëm Detar po bëhet pengesë për këtë  linjë turistike duke i shtyrë turistët   të kthehen përsëri drejt Greqisë.  Nëse ky problem nuk zgjidhet  vitin tjetër  kjo linjë  nuk do të egzistojë më duke i munguar qytetit të Sarandës  20 mijë turistë më pak sezonin e ardhshëm”, u shpreh Prudentino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME