Categories Lajme

“Ne po shkëlqejmë në drejtimin e OSBE-së”, nuk përmbahet Rama për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, gjatë një interviste për gazetarët foli në lidhje me vijimësinë e negociatave për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Rama tha se ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Special të organizatës, ambasadori i Bjellorusisë nuk e refuzoi ftesën për dialog që u ofrua.

I pyetur se kur do të shkojë në Bjellorusi, Rama tha “Nuk e di, këtë nuk e di askush, nga ana bjelloruse nuk ka refuzim, edhe sot ambasadori i tyre nuk ishte aspak refuzues, thjesht tha që në kohën e duhur do të japim përgjigjen tonë. Koha e duhur përcaktohet për tyre, kështu funksionon OSBE-së. Kemi pasur një ndërveprim pozitiv edhe palën amerikane, që kemi qenë dje, kemi diskutuar në darkë, edhe me palën ruse, që e diskutuam në një mëngjes pune, edhe me miqtë e pandarë gjermanë, edhe me të tjerët. Por e përsëris që ky është një nder i madh për Shqipërinë, ku udhëheq OSBE-në. Në këtë detyrë ne po shkëlqejmë” tha ai.

Kryeministri Rama i cili ndodhet në Vienë për të zgjidhur krizën e Bjellorusisë në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së është pyetur dhe per deklaratat e presidentit Meta në lidhje me zgjerimin me 12 milje në det të Greqisë. “Këtu te presidenti duhet të informohet mirë, të bëjë atë ca duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë të drejtën e Greqisë me Kushtetutën.

Për fat të mirë të Kushtetutës nuk ka lidhje fare presidenti këtu me Greqinë dhe të ushtrimin e së drejtës që ia jep konventa. Është si kanionet e Skraparit ka shkëmbinj në një anë shkëmbinj nga ana tjetër. Shkëmbinjtë marrin secili pjesë nga ajo pjesë ujore në mënyrë të barabartë. Dhe kështu presidenti të jetë shumë i qetë se s’ka rafting me Kushtetutën”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME