Categories Lajme

Në varrezat e dëshmorëve në Prizren, u zhvillua ceremonia e 6-të përkujtimore e heroit të Kosovës Muharrem Dina (Mixhës)

Më datë 23.02.2020, në varrezat e dëshmorëve në Prizren, u zhvillua ceremonia e 6-të përkujtimore e heroit të Kosovës Muharrem Dina (Mixhës), me pjesëmarrjen e Z. Leonard Beqiri (Komandant VLORA), Gjeneralit Z.Enver Cikaqi (Zv. Shef i shtabit të TMK-së, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Z. Nahit Hasani, Z. Halil Çadraku, Z. Salih Gjonbalaj, Z. Fadil Fazliu, Z. Bahtjar Hoti njeriu i pa ndashëm gjatë rrugëtimit të Mixhës, familjarë të heroit, shumë familjarë të dëshmorëve si dhe veteran të UÇK-së.
Muharrem Dina!
Përfaqësues dhe simbol i UÇK-së së lavdishme, sot po përulem me respekt dhe krenari përpara punës dhe veprës së tij heroike në shërbim të Kombit. Një krenari që na buron vetiu në gjithë qënien tonë për faktin se heroi Kombit Muharrem Dina i përkushtoi gjithçka për idealin më të madh të jetës, çlirimit të Kosovës. Kam patur fatin e madh me Mixhën të jem bashkëudhëtar i sakrificave dhe përpjekjeve të tij për furnizimin dhe organizimin e njësiteve dhe strukturave të para që do të ishin baza e UÇK-së në vitet 89-92’. Kujtesa historike po e lartëson këtë njeri që emrin Kosovë e ktheu në Shenjtëri. Lavdi heroit të Kombit Muharrem Dina, lavdi heronjëve të Kosovës, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME