Categories Lajme

Rama në Samitin e BERZH: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë që paqen ta shndërrojnë në begati

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë që paqen ta shndërrojnë në begati për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Deklaratat e tij zoti Rama i bëri gjatë samitit që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim zhvilloi në Londër. “Deri në 2014 ne nuk ishim ulur kurrë të gjithë së bashku me përfaqësuesit e këtyre vendeve, pa armë, pa urrejtje, pa gjakderdhje, për të folur për të ardhmen e këtyre vendeve. Ta shndërrosh paqen në instrument begatie nuk është e lehtë për shkak të historisë. Ende ka probleme të mëdha që duhen zgjidhur. Ne po punojmë së bashku, po ecim përpara së bashku. Duam një të ardhme krejt ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezi” tha zoti Rama. Më tej, ai foli dhe për investime konkrete që presin të marrin mbështetjen e BERZH. Ai u shpreh se Shqipëria ka disa projekte madhore, siç është ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës apo impianti me panelet foto-voltaike. “BERZH në asnjë mënyrë nuk do të financonte një projekt ku pritet 1 mijë vjet. Ne duhet të tejkalojmë këtë dëm të madh që është shkaktuar nga projekti. Kemi aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, kemi parqet voltaike, jemi mes pesë vendeve të Europës që jemi në përputhje me vizionin e Urusula von der Leyen. Duhet të vazhdojmë të punojmë, nuk dua të bezdis me emrat e rrugëve, sepse ka vetëm një autostradë që duhet të ndërtojmë së bashku” tha kryeministri shqiptar.
Ai ka prekur edhe temën e “mini shengenit ballkanik” në prani edhe të kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe kryeministres serbe Ana Bërnabiç u shpreh kundër këtij termi. “Kjo është arsyeja pse besoj fort, dhe më duhet të mos bie dakord me Anën, sepse nuk e di kush e shpiku këtë mini-shengenin. Është rajonale, është një hapësirë e përbashkët rajonale. Bëhet fjalë për katër liritë e europës: liri e lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve” tha zoti Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME