Categories Lajme

Në xhep iu gjetën qindarkat e ditës së parë të punës, familja e jetimit nuk përballon dot shpenzimet mortore

E kishte ditën e parë të punës, por rezultoi e fundit e jetës së tij. 20 vjecari Musaen Zeneli ishte i riu që humbi jetën në menyre te pafajshme në Velipojë. Prej muajsh edhe pse i sëmurë mundohej të mbante familjen.

Jetonte vetëm me nënën, për të cilën duhej të kujdesej përditë. Ai e kishte humbur të atin para disa vitesh. Enver Zeneli humbi jeten në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.

Djali nga “Bahçallaku” punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundi kishte folur me vëllezërit Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e tij. Punën e mbylli pak pas mesnate, pa e ditur se nuk do të kthehej më në shtëpi. Policia thotë se kishte marrë një te shtene në zemër.

Në xhep iu gjetën disa qindarka, bakshishi i pushuesve që morën çadra e shezlongë. Musaeni la pas nënën dhe vëllanë e madh, Erdisin. Familja e Zenelit, ndodhet në kushte të vështira ekonomike, ndërsa nuk përballojnë dot financiarisht shpenzimet mortore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME